Atentati me katër viktima, Dervishi: Ky është personi i tretë që u la të largohej! Kryepolici i Shkodrës ishte...

12 November 2024, 20:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati me katër viktima, Dervishi: Ky është personi i
Në foto: Gazetari Ferdinand Dervishi / Majtas-lart: Personi në atentat i dyshuar si Ibrahim Lici

Atentati me katër të vdekur në Shkodër ende nuk është zbardhur, ndërsa AMP kallëzoi sot efektivët në Prokuroi pasi dyshohet se kanë lejuar personin e tretë që ishte në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin që të largohet.

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Studio Live” tha se përmes burimeve i është konfirmuar se personi i tretë në makinë ishte Ibrahim Lici.

“Është Ibrahim Lici, burimet thonë që është ai. Është hap hetim për policët që nuk e kanë arrestuar”, theksoi Dervishi.

Sipas Dervishit, ditën që ndodhi atentati, drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka qenë në Tiranë për të paraqitur dorëheqjen, por është kthyer sapo është njoftuar për masakrën.



Video