Abuzimi me fondet në SASPAK, kontrollohen banesat e zyrat e Beqajt dhe 6 të tjerëve! (EMRAT dhe MASAT e arrestit)

4 July 2024, 12:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Abuzimi me fondet në SASPAK, kontrollohen banesat e zyrat e Beqajt dhe 6
Ilir Beqja

Agjentët e BKH-së dhe policia aktualisht po kryejnë kontrolle në agjencinë e BE-së së fondeve të njohura si SASPAK.

Kontrollet po ushtrohen dhe në banesat dhe në zyrat e 7 personave për të cilët është prerë urdhërarresti.

Sipas dosjes Bjona Ziaj ka qenë konsulente financiare e përfshirë në skemën e faturave fiktive.

Ndërkohë rreth orës 11:30 Beqaj ka lënë ambientet e drejtorisë së policië për tu vendosur tek Blloku i Sigurisë ku dhe do të qëndrojë deri në daljen në GJKKO për vlerësim të masës së sigurisë

7 urdherarreste te firmosura:

Arrest me burg

Ilir Beqaj

Ermal Kurtulaj

Alfred Nikollaj

Arrest në shtëpi:

Gazmend Haxhia

Elton Marini

Detyrim paraqitje:

Bledar Leka

B.Z


Video