Personat që shihni në foto janë Armando Organja, 44 vjeç (në të majtë) dhe Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç (në të djathtë), dy shqiptarët të cilët u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në në Nea Zmirni të Athinës.
Organoja, i cili mori dy plumba në kokë është me origjinë nga Berati, ndërsa Çerçizaj i cili mori dy plumba, një gjoks dhe një në bark është nga qyteti i Vlorës.
Policia po heton lidhur me autorët, ndërsa deri tani dyshimet janë për larje hesapesh. Duket se 44 vjeçari Ogranja kishte edhe më parë kërcënime, pasi kohët e fundit ndërronte lokale dhe mjete shumë shpesh, ndërsa për 41-vjeçarin Çerëizaj dihet se ka qenë kontigjent krimi për çështje droge dhe vepra të vogla penale. Çerçizi ka qenë i dënuar më parë nga gjykata e Vlorës për dhënie ndihme në kalimin e paligjshëm të kufirit.
Dëshmitarë okularë thanë se autori ishte i maskuar. Në zonë janë gjendur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa mësohet se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm penal. Patrulla policie po kërkojnë gjurmë të autorëve, për të cilët dyshohet se janë të paktën 2 ose 3 persona.

Ndërsa Kreshnik Çerçizi u qëllua me dy plumba në kokë dhe humbi jetën në vendngjarje. E plagosur nga atentati mafioz ishte dhe një vajzë greke, e cila qëndronte e ulur në një tavolinë ngjitur me viktimat. Ndërsa një klient tjetër u dëmtua pasi u rrëzua në përpjekje për tu larguar nga frika pas të shtënave me armë.
Atentatori hyri brenda lokalit mbrëmjen e së dielës (18 dhjetor) i veshur me të zeza dhe fytyrën mbuluar me maskë kirurgjikale. Ai nxori pistoletën nga xhepi dhe qëlloi gjakftohtësish dy shqiptarët, pa i interesuar se lokali ishte i mbushur me klientë.
Pas vrau dy shqiptarët, atentatori u largua në këmbë nga vendngjarja ndërsa mësohet se u ndihmua nga një bashkëpunëtor që qëndronte jashtë lokalit.