I humbur prej një muaji, gjendet në Fierzë trupi i pajetë i peshkatarit nga Dibra

5 February 2022, 17:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një trup i pajetë është nxjerrë pasditen e sotme nga Liqeni i Fierzës. Dyshohet se trupi i pajetë i përket peshkatarit nga Dibra, të identifikuar si Tofik Gjika.

Ky i fundit mësohet se humbi në ujërat e lumit Drin disa javë më parë. Rjedha e lumit mësohet se e ka përcjellë trupin e Gjikës deri në Liqenin e Fierzës.

Gjika humbi në ujërat e Drinit në fund të vitit 2021 teksa peshkonte. Familjarët e tij vijuan kërkimet për javë të tëra me radhë por pa sukses. Ditën e sotme, trupi i të ndjerit, sipas raportimeve paraprake, dyshohet të jetë gjetur në Fierzë.

 

 

 


Video