Atentati afër Aeroportit, zona nga Nikla në Rinas pa energji, asnjë kamerë sigurie nuk filmoi rrugën e vrasësve

12 Nëntor 2025, 12:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin e ndodhur dje pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Sheqeri. 

Burime nga hetimet bëjnë të ditur se autorët e atentatit kishin pritur për rreth 10 minuta në rrethrrotullimin e Rinasit përpara se të ndërhynin.

Ndërkohë, zona që shtrihet nga Nikla deri në Rinas mbeti pa energji elektrike në momentet e atentatit, dhe dyshohet se ndërprerja është shkaktuar qëllimisht për të penguar kamerat e sigurisë përgjatë rrugës.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu të dhëna që sugjerojnë se autorët mund të kenë pasur një informator në Spanjë, i cili i ka njoftuar për nisjen e avionit ku ndodheshin viktimat.

Fluturimi i tyre kishte pësuar një vonesë, por autorët nuk kanë ndryshuar planin, duke pritur momentin e duhur për të goditur.

 


Video