I dënuar për vrasje, ndërron jetë në QSUT 73-vjeçari i transferuar nga burgu i Lezhës

25 May 2026, 20:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I dënuar për vrasje, ndërron jetë në QSUT
QSUT

Një i burgosur 73-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bëhet fjalë për shtetasin Agim Bualli, i datëlindjes 01.07.1953, lindur dhe banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje”.

73-vjeçari ishte transferuar në IEVP Lezhë më 27 nëntor 2021, me masë mjekimi të detyruar. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe më pas në QSUT për trajtim më të specializuar.

Sipas informacionit paraprak mjekësor, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë arresti kardiak.

Rasti po ndiqet sipas procedurave përkatëse.


Video