Homazhet për Naun Shundin, vajza: E hëngri kanceri nga brenda, mendoi se do jetonte

29 August 2025, 12:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Homazhet për Naun Shundin, vajza: E hëngri kanceri nga brenda, mendoi
Vajza e aktorit Naun Shundin

Vajza e aktorit Naun Shundin e pikëlluar dhe me lot në sy në një prononcim për mediat u shpreh se ai iku nga kjo botë pa u thënë asnjë fjalë.

"Edhe pse iku la diçka, dhe ajo që la është ‘Zonja e Bujtinës’, la jetën për atë teatër. Mjekët nuk na e thanë dot që babi do të vdiste, askush nuk na e tha. Ai mendoi se do të jetonte. Iku pa na thënë asnjë fjalë. Babain e hëngri kanceri nga brenda. Babi po përgatitej për një shfaqje po nuk e përfundoi”, tha vajza e tij.


Video