Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka rikthyer në detyrë 12 shefat e strukturave vendore të krimit ekonomiko-financiar, 30 ditë pasi i pezulloi duke i hqeur nga detyra.
Ata u pezulluan nga funksioni për shkak të mungesës së efikasitetit të këtyre strukturave dhe mospërmbushjen e pritshmërive, në luftën kundër evazionit fiskal, paligjshmërive në fushën ekonomike, apo goditjen e korrupsionit. Muaj më parë zyrtarisht u njoftua se pezullimi do të zgjaste deri në hyrjen në fuqi të strukturës së re të policisë së shtetit, por nuk dihet nëse drafti i hartuar është miratuar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Struktura e re synon riorganizimin e uniformave blu, përfshirë rindarjen e zonave policore dhe fuqizimin e sektorëve problematikë.