Hiqen vizat për 5 shtete të Azisë deri më 31 dhjetor (LISTA)

9 April 2025, 13:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hiqen vizat për 5 shtete të Azisë deri më 31 dhjetor (LISTA)
Kryeministria

Qeveria shqiptare heq vizat për arsye turistike me 5 vende aziatike, Lindja e Mesme dhe e Largët, deri më 31 dhjetor.

Në mbledhjen e qeverisë së ditës së sotme (9 prill) u miratua edhe VKM-ja për propozimin e lehtësimit të procedurave dhe kritereve për pajisjen me vizë të shtetasve të huaj që hyjnë në territorin e republikës së Shqipërisë.

Me objektiv dhe motiv sezonin turistik, hyrja e shtetasve të 5 vendeve në fjalë do bëhet me pasaportë. Për ekzekutimin e vendimit ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në vendim theksohet se vizat hiqen për arsye turistike, duke nisur nga 15 prilli dhe deri në 31 dhjetor si afati i fundit, për vende si:

1. Arabi Saudite
2. Katari
3. Omani
4. Tajlanda
5. Indonezia

 


Video