Hetimi për inceneratorin e Tiranës, Alqi Ballako kërkon gjykim të shkurtuar!

14 January 2025, 14:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hetimi për inceneratorin e Tiranës, Alqi Ballako kërkon gjykim

Ka nisur procesi gjyqësor në themel për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako për çështjen e Inceneratorit të Tiranës.

Alqi Bllako akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se nëse shpallet fajtor i ulet 1/3 e dënimit.

Kjo kërkesë e ish-ligjvënësit socialist, që u bë në seancën paraprake si edhe në gjyqin e sotëm (14 Janar) është pranuar nga trupa gjykuese.

SPAK kërkoi kohë për të bërë gati pretencën për Alqi Ballakon dhe seanca do të shtyhet për në një datë tjetër.


Video