Plagosi me thikë këngëtarin shkodran, arrestohet autori (EMRI)

14 January 2025, 12:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosi me thikë këngëtarin shkodran, arrestohet autori (EMRI)
Ademir Fresku

Ademir Fresku është 30-vjeçari i cili mbeti i plagpsur me thikë paraditen e sotme, 14 janar, në Shkodër.

Mësohet se Fresku ëstë këngëtar në qytetin verior.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Gjergj Dardha, 50 vjeç është arrestuar.

“Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin Ademir Fresku, 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi më herët policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Video