Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret bashkëshorten dhe xhaxhanë e Aleks Nikës

17 Korrik 2024, 15:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK / Homazhet për 21 Janarin

Prokuroria e Posaçme ka thirrur bashkëshorten e Aleks Nikës, Rajmonda Nika dhe xhaxhain e viktimës Mark Nika.

Rajmonda dhe Mark Nika janë thirrur nga SPAK në cilësinë e kallëzuesit, për tu marrë në pyetje.

Ata janë thirrur për të dëshmuar ditën e hënë më datë 22 korrik, njëri në orën 10.00 dhe tjeri në orën 12.00.

Thirrja e të dyve, vjen dy ditë pasi SPAK regjistroi si procedim ngjarjen e 21 Janarit.


Video