Hakerat nxjerrin databazën me targat e makinave shqiptare bashkë me numrat e shasive (FOTO)

30 October 2022, 21:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hakerat nxjerrin databazën me targat e makinave shqiptare bashkë me
Foto ilustruese

Grupi i hakerave iranianë, i ashtuquajtur “Homeland Justice” kanë publikuar mbrëmjen e sotme të dhënat e automjeteve të shqiptarëve.

Në database-n e publikuar prej tyre janë të dhënat si targat, lloji i automjetit, ngjyra, kapaciteti, emri dhe mbiemri i pronarit së bashku me adresën ku qendron dhe ajo që e bën më të rëndë situatën është publikimi dhe i numrave të shasisë. Të dhënat janë të ndara më vete.

Dyshohet se këto të dhëna ata i kanë marrë nga institucionet shtetërore përmes hakerimit.

"Për të mbështetur popullin tonë, ne nuk do të lejojmë që komunizmi të ringjallet në Shqipëri," -shkruan HomeLand Justice në mesazhin e tyre duke publikuar dhe disa foto ushtrie.



Video