Bordi i Çetit "fle gjumë" prej 18 ditësh, pavarësisht uljes së çmimit të naftës në bursë

30 October 2022, 19:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bordi i Çetit "fle gjumë" prej 18 ditësh,
Biznesmeni Shefqet Kastrati

Prej kohësh tashmë është vënë re se Bordi i Transparencës kujtohet të mblidhet për të ndryshuar çmimin e naftës, vetëm kur kjo e fundit rritet në bursë dhe jo kur ulet.

Po bën plot 18 ditë, që prej datës 12 Tetor, që Bordi i Transparencës nuk ka reaguar për çmimet dhe shqiptarët po e blenë naftën me 240 lekë litri ndërsa benzina me 203 lekë. Gjatë kësaj periudhe bursa e mesdheut ka ulur disa herë çmimin, por Bordi e kanë lënë atë të pandryshuar.

Një fuçi naftë është shitur nga 90 deri në 96 dollarë ditët e fundit dhe luhatjet në çmim vazhdojnë prej disa ditësh. 

Vlen të thuhet se në janar (koha e paraluftës) kur çmimi i naftës në bursë ishte 90-95 dollarë për fuçi, në Shqipëri nafta shitej 180-185 lekë/litri. Po tani që në bursë nafta ka shkuar 95-96 dollarë, Bordi ynë nuk duket asgjëkundi.

Bordi i Çetit "fle gjumë" prej 18 ditësh,

Brenda 18 ditësh, Bordi do të duhej të reflektonte të paktën 3 herë çmimin e karburanteve. Ngritja e bordeve në këtë kohe krize çmimesh është kundërshtuar institucionet ndërkombëtare, me tyre dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Tashmë, nuk ka më dyshime se Bordi po abuzon me çmimin e naftës, edhe pse ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka lëshuar shpesh herë një deklaratë qesharake se ai është në interes të shqiptarëve për ta blerë naftën me çmimin më të lirë të mundshëm.

NAFTA BRUTO NË BURSË

12 TETOR         92.45 DOLLARË

13 TETOR         94.57 DOLLARE

14 TETOR         91.63 DOLLARË

18 TETOR         90 DOLLARË

20 TETOR         90.45 DOLLARË

26 TETOR         93.79 DOLLARË

28 TETOR          95.77 DOLLARË


Video