Goditje dhe kanosje për shkak të detyrës, Prokuroria jep informacion për arrestimin e militantit të PD-së

11 May 2025, 14:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditje dhe kanosje për shkak të detyrës, Prokuroria jep
Incidenti në Pogradec

Luan Tollozhina, militantin e Partisë Demokratike në Pogradec është arrestuar pasi ka qëlluar me grusht komisionerin e Partisë Socialiste Enton Gega.

Ngjarja ndodhi në qendrën e votimit, ndërsa bashkëshortja e komisionerit të PS pretendoi se pas incidentit, nipërit e Tollozhinës i shkuan në banesë dhe i dhunuan edhe djalin.

 Prokuroria e Korçës e akuzon Tollozhinën për ‘Kanosja apo dhunimi për shkak të detyrës’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës’.

Njoftimi i Prokurorisë:

Goditi anëtarin e Qendrës së Votimit, arrestohet në kërkesë të Prokurorisë Korçështetasi LT. për veprat penale ‘Goditje për shkak të detyrës’, ‘Kanosje për shkak të detyrës’

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dhe në bashkëpunim me Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore u arrestua shtetasi L.T. 63-vjeç, për veprat penale ‘Kanosja apo dhunimi për shkak të detyrës’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës’ parashikuar nga nenet 329/2 dhe 237 i Kodit Penal.

Arrestimi u krye pasi më datën 11.05.2025, rreth orës 10:30, ky shtetas ka hyrë në Qendrën e Votimit Nr.3901 në Pogradec dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike, shtetasin E.G. 52-vjeç, me detyrë anëtar i komisionit i forcës politike Partia Socialiste në këtë qendër votimi.

Ky shtetas e goditi për shkak se kryetarja e komisionit (e bija e shtetasit L.T.) ka pasur një debat me anëtarin e komisionit në lidhje me votimin e personave me aftësi ndryshe, të moshuar, etj.


Video