Erion Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të votojnë: Nuk duam para kamerave

11 May 2025, 13:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të
Erion Veliaj

Katër zyrtarët socialistë Erion Veliaj, Ilir Beqja, Jurgis Çyrbja dhe Alqi Bllako të cilët ndodhen në paraburgimin e Durrësit ende nuk kanë votuar në zgjedhjet e kësaj të diele.

Sipas A2 CNN, sapo janë informuar se kanë mbërritur mediat, katërshja në fjalë kanë refuzuar të votojnë dhe kanë kërkuar që të votojnë pa praninë e kamerave dhe gazetarëve.

Në burgun e Durrësit gjenden 240 të burgosur. 195 prej tyre janë lejuar të votojnë ndërsa pjesa tjetër janë ndaluar për shkak të dënimeve të formës së prerë.


Video