Godet granatën duke punuar ullishten, plagoset i moshuari në Himarë

18 Tetor 2025, 16:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një i moshuar është plagosur ditën e sotme në Himarë, teksa ishte duke punuar një sipërfaqe toke, ku shpërtheu një granatë dore.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi në lagjen “Livadhë” të Himarës, ku 85-vjeçari po punonte ullishten e tij.

Granata ishte e fshehur në rrënjët e një ulliri.

I moshuari sakaq, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri. Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes“, njofton policia.


Video