Gjykata e Posaçme heq SEKUESTRON ndaj pronave të “Arlis” të porositura nga Oltion Bistri!

9 October 2024, 13:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata e Posaçme heq SEKUESTRON ndaj pronave të “Arlis”
Oltion Bistri

Gjykata e Posaçme i kthen 5 pasuritë e sekuestruara kompanisë “Arlis Ndërtim” që ishin porositur nga Oltion Bistri dhe familjarët e tij, për të  cilat kishin paguar 1 milion e 300 mijë euro.

Shoqëria “Arlis” Ndërtim kishte kërkuar revokimim e pjesshëm të vendimit nr 19 për sekuestron e pronave të Oltion Bistrit dhe familjarëve të tij, për 5 prona, apartamente e dyqane.

Gjykata hoqi nga sekuestro këto pasuri që ishin me kontratë porosie nga Ish-shefi i Operacionales i akuzuar për shpërdorim detyre, tek shoqëria e Armand Lilos.

Çështja ishte kundërshtuar në Gjykatë nga avokati i kompanisë “Arlis”, SPAK nuk kishte kundërshtime.

Por çfarë ndodh me këto pasuri pas këtij vendimi?

Paratë që kompania kishte marrë nga Bistri dhe familjarët, i kalojnë Drejtorisë së Administrimit të Aseteve të Pasurive të Sekuestruara, ndërsa apartamentet dhe dyqanet i kthehen shoqërisë “Arlis”.

Kjo e fundit pretendoi se Bistri kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje kishte bërë edhe pagesën, por që pas disa kohësh, kërkoi prishjen e kontratës pasi nuk donte ti blinte apartamentet dhe kontrata ishte zgjidhur.


Video