Gjykata e Fierit me kërkesë të prokurorisë ka sekuestruar pasuritë e Saimir Taullaut dhe familjarëve të tij.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Vladimir Cjapi.
Në Lushnje familja Taullau njihet si rivale e bandës së Aldo Bares për shkak të problemeve që kanë patur ndër vite. Baki Taullau, vëllai i Saimir Taullaut, është vrarë në vitin 2005.
Lista e pasurive të konfiskuara:
- “Pasuria nr.4/1, ZK. 8572, lloji “truall”, me përshkrimin “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi”, ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T, E.T dhe K. T;
- Pasuria nr.4/2, ZK. 8572, vol. 24, fq. 197, e llojit “truall”, e ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë. Objekti i ndërtuar plotësisht në të me vlerë 9.724.582 Lekë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T., E. T.dhe K. T;
- Pasuria nr. 3/1, ZK. 8572, me sipërfaqe totale ndërtimi 306 m2 me përshkrimin “Godinë ekonomike 1 kt + bodrum”, ndodhur në Plug, Lushnjë, në emër të shtetases R. T.
- Pasuria nr. 1/450, ZK. 8572 e llojit “truall”, me përshkrim të veçantë, shtuar “njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi. Ndërtim i murit rrethues e ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve M.T, E.T dhe K.T.