Gjykata e Apelit jep vendimin për ish-administratorin dhe CEO-n e “Bankers Petroleum”!

6 Gusht 2025, 10:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata e Apelit la ne fuqi masen “arrest me burg” për ish-administratorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual Hongping Xiao.

Ndërkohë nga 5 masa “arrest shtepie”, togat e zeza kanë zbutur vendimin vetëm për një prej të dyshuarve duke caktuar “detyrim paaqitje” për shkak të rrethanave familjare, si nënë e një fëmije 2 vjeç.

Ndërkohë për 3 persona u hoq masa ndalim i daljes jashtë vendit duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Seanca ndaj të akuzuarve për dosjen “Bankers” u zhvillua ditën e djeshme (5 Gusht), por vendimi u shty për ditën e sotme.


Video