GJKKO liron nga qelia biznesmenin Ervis Lame

14 Qershor 2024, 17:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO


Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë të biznesmenit Ervis Lame nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Ervis Lame u arrestua bashkë me ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi dhe biznesmenin Valter Begaj. 

Lame dhe Begaj akuzohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e 13 marsit, nga SPAK pas urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO. 


Video