GJKKO dënon me 1 vit burg ish zëvendës kryetarin e Bashkisë Kukës

27 Nëntor 2024, 16:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Granit Gjana

Ish-zëvendës kryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana është dënuar me një vit burg nga GJKKO, për shkelje të barazisë në tendera.

Gjana është dënuar me 1 vite e 6 muaj burg, që është konvertuar në 1 vit burg pas uljes me 1/3 e dënimit, si dhe përfundimisht i është kthyer dënimi në shërbim prove.

Granit Gjana u shpall fajtor për shkelje të barazisë në tendera për blerje karburanti gjatë kohës që mbante postin e zëvendës kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

“Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Granit Gjana me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Granit Gjana me 1 (një) vit burgim.

Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Granit Gjana për një periudhë prej 2 (dy) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale”, thuhet ndër të tjera në vendimin e GJKKO.


Video