"Gjithë trupi i çarë me majën e thikës, Gushollin e priti derisa doli nga burgu", gazetarja tregon detaje nga takimi me 28-vjeçaren

17 April 2023, 16:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Gjithë trupi i çarë me majën e thikës,

Gleard Gusholli mbajti peng për një javë dhe dhunoi në mënyrë makabre të dashurën e tij 28-vjeçare.

Gazetarja Klodiana Lala e cila ka qenë e pranishme në spitalin e Traumës pasi mësoi lajmin, tregoi në një intervistë televizive se kishte parë plagët në trupin e të resë.

“Në një moment ajo ngriti tutën që mbante veshur dhe kishte komplet trupin të goditur me majën e thikës. Ne nuk e dimë akoma se çfarë ka ndodhur brenda asaj shtëpie, nëse ka pasur persona të dytë apo të tretë të përfshirë. Ne kemi rrëfimin e një vajze që cilido qoftë motivi, problemi është se sot një djalë 31-vjeçar i cili më herët ka qenë në burg në Austri…vajza e ka pritur sa ka dalë nga burgu dhe të rinisin jetën së bashku dhe ai ka shkuar deri aty, sa dhuna ka qenë aq e tmerrshme dhe aq barbare sa vajza ka menduar të vrasë veten,” – u shpreh Lala.

Gazetarja tregoi se vajza ka pirë ilaçe, është ngjitur në katin e pestë për t’u hedhur dhe djali nuk e ka lejuar me arsyetimin se ajo duhet të vuajë.

 


Video