Gjendet një trup i pajetë te Ura e Bahçallëkut në Shkodër

28 June 2024, 18:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet një trup i pajetë te Ura e Bahçallëkut në
Ura e Bahçallëkut, Shkodër

Trupi i pajetë i një burri është gjetur ditën e sotme në lumin Drin në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është i moshës rreth 40-vjeç, dhe është gjetur në afërsi të urës së Bahçallëkut.

Policia thotë se nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë është dërguar drejt morgut, në pritje të identifikimit dhe shkaqeve të vdekjes.

“Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të  gjata ngjyrë gri,  pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia e Shkodrës.


Video