Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nisin hetimet për identifikimin e viktimës!

28 July 2025, 19:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit

Pasditen e sotme është gjetur një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës.

Sipas uniformave blu, trupi i përket një burri rreth 50 vjeç, por ende nuk është identifikuar.

Nga informacionet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë “Urës së Drinit të Zi” është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

 


Video