Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person është gjetur pa shenja jete rreth orës 05:55, të mëngjesit të sotëm në fund të Bulevardit të Ri në Tiranë.
Autoritetet policore bëjnë me dije se viktima është shtetasi Dh. S., 67 vjeç, i cili ishte pranë një biçiklete. Sipas bluve të Tiranës, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.