Dhjetëra banorë të Bërxullës janë mbledhur mëngjesin e sotëm para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të protestuar kundër projektit të ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar.
Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen me çmimin e tregut për tokat e tyre që preken nga ndërtimi i rrugës.
Ata kanë kërkuar dhe më herët një takim me kryeministrin por deri më tani nuk kanë marrë një përgjigje nga ai.
Ata protestojnë prej ditësh madje kanë paralajmëruar dhe bllokimin e rrugës nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër.
Edhe pse nuk janë kundër projektit, banorët thonë kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.