Fuoristrada del nga rruga, tre të plagosur nga aksidenti i rëndë në Gramsh!

17 July 2025, 22:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fuoristrada del nga rruga, tre të plagosur nga aksidenti i rëndë
Gramsh

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Sotirë të Gramshit, ku një fuoristradë ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona të cilët fillimisht janë dërguar në Spitalin e Gramshit ndërsa më pas janë nisur për në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë policia dhe zjarrfikësja, të cilat kanë siguruar nxjerrjen e të lënduarve dhe kanë menaxhuar situatën ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet.


Video