EMRI/ Fshihte drogën te sahati i ujit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë (PAMJET si e fshihte DROGËN)

28 January 2024, 11:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Fshihte drogën te sahati i ujit, arrestohet 27-vjeçari në

27-vjeçar, Roland Hoxha, nga Tirana është vënë në pranga në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

Policia thotë se ai shiste lëndë narkotike në një zonë që frekuentohet nga nxënës shkolle.

“Si rezultat, në rrugën “Mati Logoreci”, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 27 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sportive, në Laprakë, e cila frekuentohet nga nxënës shkolle”, njoftoi policia.

Uniformat blu sekuestruan 63 doza me kanabis, të cilat 27-vjeçari i kishte fshehur në sahatin e ujit, në një pallat afër fushës së Laprakës.

Pamjet e publikuara nga policia si e fshihte drogën: 

Policia po punon për të zbuluar personat e tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.


Video