FOTO: Zjarr i madh në pyllin me pisha të Laçit, në vendngjarje edhe ministri Balla

22 August 2023, 16:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Zjarr i madh në pyllin me pisha të Laçit, në
Zjarr në Laç

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer ditën e sotme në pyllin me pisha pranë qytetit të Laçit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore, duke rrezikuar edhe banesat që ndodhen aty pranë.

FOTO: Zjarr i madh në pyllin me pisha të Laçit, në
Ministri Taulant Balla në Laç

Zjarrfikëse nga bashkitë fqinje janë nisur drejt vendngjarjes ku pritet të mbërrijë edhe një helikopter.

I pranishëm në vendngjarje ka qenë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Mësohet se policia ka arritur të identifikojë autorët e vendosjes së zjarrit dhe po punon për kapjen e tyre.



Video