FOTO/ U braktis nga shoku i tij pas rënies së makinës në përrua, ky është pasagjeri 30-vjeçar i zhdukur gjatë aksidentit në Klos!

10 Janar 2026, 11:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jurgen Karaj

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari, Jurgen Karaj, i cili është zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjerë ra në në një përruar në Klos. 

Së bashku me 30-vjeçarin ishte edhe 24-vjeçari Andi Llosha, ky i fundit drejtues i mjetit. 

Por siç sqaroi policia, Llosha ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa Karajn dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar 24-vjeçarin Llosha, pasi ai është largua nga vendngjarja dhe nuk i ka dhënë ndihmë Karajt në brendësi të automjetit.

Gjithashtu Llosha iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Karaj.

Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Video