
Klodiana dhe Alfredi kishin rreth 17 vjet që jetonin në Itali.
Ajo ishte me origjinë nga Fushë-Kruja, me mbiemrin e familjes Rahmani, ndërsa 45-vjeçari Alfred Vefa ishte me origjinë nga Preza e Tiranës.
Të martuar thuajse prej 20 vitesh, ishin prindër të dy fëmijëve adoleshentë dhe aktualisht jetonin në komunën e Castelfiorentino të Firenzes.
Dikur të dashuruar, siç edhe mund të dallohet lehtësisht nga postimet e të dyve në rrjetet sociale, sot Klodiana nuk jeton më.
Ndërsa bashkëshorti i saj Alfredi është në arrati, pasi akuzohet se mbrëmjen e së enjtes i mori asaj jetën, duke e ekzekutuar me armë zjarri në mes të rrugës.
Nga ajo që raportohet deri më tani në mediat italiane, Klodiana dhe Alfredi po ndaheshin. Mes tyre thuhet se kohët e fundit kishte debate të shumta, me në qendër xhelozinë e bashkëshortit.