Akrepat kthehen një orë pas, ja kur ndryshon ora

29 September 2023, 12:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akrepat kthehen një orë pas, ja kur ndryshon ora
Ndryshon ora

Ora dimërore rikthehet të dielën më 29 tetor, pas mesnate ora do të kthehet nga 03:00, në 02:00.

Kompjuterët, celularët dhe pajisjet e tjera moderne që tregojnë kohën e saktë do të “kalojnë” automatikisht në kohën e dimrit.

Nëse keni ende një tregues të kohës analoge ose një pajisje më të vjetër, akrepat duhet të kthehen manualisht një orë pas.

Nuk është arritur ende një marrëveshje për propozimin e katër viteve më parë të Komisionit Evropian për heqjen e ndryshimit sezonal të orës në javën e fundit të marsit, pra në tetor. Ora ndryshon me qëllim kursimin e energjisë elektrike duke shfrytëzuar dritën natyrale.


Video