Forcat amerikan trajnojnë ushtrinë shqiptare për përdorimin e teknologjisë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë!

9 December 2025, 15:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Forcat amerikan trajnojnë ushtrinë shqiptare për përdorimin

Kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan javën e kaluar ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njopfton se ky program është pjesë e Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Nju-Xhersit (New Jersey).

Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.

Dronët nuk janë problem për Aleatët e NATO-s! Javën e kaluar, kontraktorët e kompanive amerikane në fushën e mbrojtjes trajnuan ushtrinë shqiptare për të përdorur teknologjinë kundër sistemeve fluturuese pa pilotë, e ofruar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të New Jersey.

Këto armë të avancuara amerikane për dronë forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe mbështesin misionin e NATO-s për të ruajtur sigurinë kolektive.


Video