Flamur Noka publikon videon: Shikoni si policët rrëmbejnë dhe dhunojnë Adriatik Alimadhin

4 April 2025, 23:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flamur Noka publikon videon: Shikoni si policët rrëmbejnë dhe
Momente nga ngjarja

Numri dy i PD-së, Flamur Noka, ka denoncuar sonte se Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar, është dhunuar nga policia, duke publikuar një video.

Sipas Nokës, Alimadhi që është edhe aleat i PD-së, ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes në një ambient privat. Pas këtij momenti siç pretendon Noka, ka pasur përplasje fizike dhe është tërhequr fizikisht.

“Skandal policor, Dhunë dhe rrëmbim live. Personi në video që tërhiqet forcërisht nga Policia e Shtetit është Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar.

Z. Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat. Horrave të rekrutuar nga rruga nuk u pëlqen mirësjellja dhe edukata. Ata njohin vetëm gjuhën e rrugëve si mjet imponimi.

Diskretitimi që i bëjnë uniformës së shtetit shqiptar këta banditë rëndon në xhepat e taksapaguesëve. Hiqini kapelet! Nuk meritoni respekt”, shkruan Noka.

Policia nuk ka dhënë ende detaje se pse është shoqëruar Alimadhi.


Video