Flakët shkrumbuan 400 pemë ulliri, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari

4 Gusht 2026, 10:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në Mallakastër, pasi dyshohet se ka shkaktuar një vatër zjarri në zonën e quajtur “Qafa e Vidhit”.

Policia njofton se pas marrjes së informacionit për zjarrin, shërbimet kanë shkuar në vendngjarje në ndihmë të forcave zjarrfikëse dhe për të hetuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Pranë vatrës së zjarrit është konstatuar 54-vjeçari, i cili dyshohet se kishte ndezur zjarrin. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 400 pemë ulliri.

Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, policia u ka bërë apel qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve, pasi ato mund të sjellin pasoja të rënda për pronën dhe mjedisin.


Video