Flakët shkrumbojnë pyllin masiv në Pishë-Poro, zjarrfikësit thirrje banorëve për kujdes

26 August 2025, 22:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Flakët shkrumbojnë pyllin masiv në

Forcat zjarrfikëse vijojnë betejën me zjarret në Pishë Poro, ku flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era.

Banorët që kanë bizneset pranë vatrave janë lajmëruar të bëjnë kujdes.

Forcat zjarrfikëse po punojnë që flakët të mos kalojnë në anën tjetër të hidrovorit, aty ku ka dendësi pishash dhe ndërhyrja është shumë e vështirë.

Ndërkohë që edhe boçet e pishave janë një tjetër shqetësim, pasi nga zjarri ato shkëputen nga pemët, duke përhapur zjarrin edhe në zona të paprekura nga flakët.


Video