Fjala e parë para kryeministrit, drejtori i ri i policisë dridhet para Ramës (Video)

31 August 2022, 13:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fjala e parë para kryeministrit, drejtori i ri i policisë dridhet para
Tonin Vocaj

Lëvizje të forta në kupolën e policisë së shtetit. Sot Edi Rama shkarkoi nga posti drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano.

Nuk mbushi as vitin në krye të policisë. U shkarkua. Arsyeja? Nuk arriti objektivat, sipas ministrit Çuçi. Drejtori i ri i komanduar do të jetë Tonin Vocaj.

Pas zyrtarizimit nga Çuçi, prezantimin e parë e bëri Edi Rama në dëgjesën për lojërat e fatit, duke iu referuar se ka bërë disa aksione të suksesshme.

Momenti ishte emocionues për Vocajn. Përpara shefit të tij që e emëroi, ai mbante në duar disa letra me statistika mbi operacionet kundër lojërave të fatit.

Kamerat gjatë transmetimit LIVE kapën momentet që në disa raste drejtorit të ri i dridheshin duart gjatë prezantimit të shifrave përpara kryeministrit.

Duket se emocionet e daljes së parë me detyrën e re kanë bërë punën e tyre.

 

 


Video