Çfarë ndodhi në Shkodër? Digjen dy automjete, ja në pronësi të kujt ishin! (EMRI)

28 July 2024, 09:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çfarë ndodhi në Shkodër? Digjen dy automjete, ja në

Dy makina janë djegur gjatë natës në Shkodër.

Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ndërsa dy mjetet “Benz” dhe “BMW” janë në pronësi të shtetasit të identifikuar si Erdi Kraja.

“Rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë marrë flakë dhe janë djegur  dy automjete  tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit E. K. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.


Video