“Faleminderit Edi”, Meloni shpërndan reagimin e Ramës për marrëveshjen për emigrantët

13 Maj 2026, 09:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama, Giorgia Meloni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar në lidhje me lajmet e botuara një ditë më parë për një ndërprerje të mundshme të marrëveshjes së emigrantëve me Italinë në vitin 2030.

Deklarata u bë virale në disa media ndërkombëtare dhe u komentua gjerësisht pas një interviste të Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, në një media të huaj.

Pas reagimeve, fillimisht ka reaguar ministri, i cili u shpreh se deklarata e tij është keqkuptuar nga media dhe më pas erdhi deklarata nga kryeministri Edi Rama ku theksoi se marrëveshja për qendrat e emigrantëve në Gjadër “do të mbetet në fuqi, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë këtë”.

“Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe jo vetëm, që po kontaktojnë lidhur me një citim të pasaktë të publikuar nga një media pas një interviste me ministrin e Jashtëm shqiptar: dua të ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë do të mbetet në fuqi, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë këtë”, shkroi Rama në X.

Teksa ka shpërndarë postimin e kryeministrit Rama, Meloni e ka shoqëruar me mbishkrimin faleminderit Edi.


Video