Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Orjon Llupo nga Shqipëria është shpallur në kërkim në Greqi, pasi dyshohet se ka vrarë me thikë pas një sherri 38-vjeçarin grek, Nikolao Mazaraqi.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke sipas të cilave bëhet me dije se pas ngjarjes, 41-vjeçari është arratisur në Shqipëri.
Ngjarja ka ndodhur më datë 17 tetor 2023, në një banesë të improvizuar në një truall në zonën e Açarnës, ku i akuzuari pasi ka debatuar me 38-vjeçarin për lëndë narkotike, e ka plagosur në këmbë me një mjet të mprehtë dhe është larguar në këmbë.
Nga hetimet në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan një thikë kuzhine dhe një brisk, ndërsa të pandehurit u identifikuan nga procesi i mëpasshëm hetues.