EMRI/ Shiste kokainë në Angli, dënohet me 2 vite e 8 muaj burg shqiptari!

16 July 2024, 12:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Shiste kokainë në Angli, dënohet me 2 vite e 8 muaj burg
Mirban Pasha

Një shqiptar është dënuar me dy vite e tetë muaj burg në Angli për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për Mirban Pasha, 34 vjeç, i cili u arrestua më 30 mars të këtij viti gjatë një kontrolli të rastësishëm.

Pasha, i cili banonte në Sudbury, u deklarua fajtor për posedim dhe shitje droge, konkretisht kokainë, dhe iu sekuestrua një sasi e madhe parash.

Më 12 korrik, Gjykata e Ipswich Crown e dënoi atë me 28 muaj burg për posedim dhe shitje droge dhe katër muaj të tjerë për posedim të pasurisë të përfituar nga krimi.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti një sasi të madhe droge dhe mbi 8,700 paund. Hetimet zbuluan mesazhe në telefonin e tij që tregonin përfshirjen e tij në shpërndarjen e drogës.

“Ne do të vazhdojmë të marrim masa të forta kundër atyre që shpërndajnë drogë në të gjithë qarkun. Kjo duhet të shërbejë si një kujtesë për tregtarët e drogës, që arrestimi dhe dënimi i tyre është vetëm çështje kohe,” thuhet në deklaratën e ekipit west Kestrel lidhur me rastin e Pashës.


Video