EMRI/ Seanca e divorcit përfundon në ‘përleshje’, dhunohet avokati i palës paditëse

28 April 2023, 17:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Seanca e divorcit përfundon në ‘përleshje’,

Një avokat është dhunuar me sende të forta në Fier, në ambientet e zyrës së tij pranë mjediseve të gjykatës.

BW bën me dije se i dhunuar ka mbetur avokati Ergys Selmani, i  cili mbronte palën paditëse të një personi i cili ka qenë në proces divorci.

Mësohet se debati ka qenë i ashpër në brendësi të zyrës duke përfunduar në dhunimin e Selmanit, ndërsa autori i plagosjes është shpallur në kërkim.

Nga ekspertet po merren kamerat e sigurisë, ndërsa avokati është shoqëruar për ndihmë mjekësorë në mjediset e spitalit të Fierit.

Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.


Video