Policia e Tiranës, në zbatim të vendimit të gjykatës, ka sekuestruar rreth 3 milionë euro pasuri në kuadër të operacionit "Resort 2012", të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Pasuria i është sekuestruar shtetasit Emiljan Burba, 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili është ndaluar në Tiranë, në vitin 2014, dhe është ekstraduar në Itali, pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 21 vjet burgim, për trafik droge.
Emiljan Burbës i është sekuestruar dy ndërtesa (resorte), në Sarandë, një automjet (kamion) dhe një rimorkio, vlera e të cilave shkon rreth 3 milionë euro
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas ose familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.