EMRI/ Ngacmoi seksualisht djalin e bashkëjetueses, prangoset 36 vjeçari në Pogradec

26 March 2023, 09:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Ngacmoi seksualisht djalin e bashkëjetueses, prangoset 36

Policia e Pogradecit ka arrestuar shtetasin Bledi Sinanllari, i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një të mituri, 15 vjeçar. I mituri rezulton se është  djali i bashkëjetueses së 36 vjeçarit.

Ngjarja ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, por denoncimi është bërë vetëm tri ditët e fundit, kur edhe Sinanllari u shpall në kërkim.

Bëhet me dije se ai u arrestua ditën e djeshme,  ndërsa më herët ka qenë i dënuar për dhunë në familje. I mituri ka deklaruar në polici se 36-vjeçari, e ka prekur dhe ngacmuar në mënyrë të papërshtatshme.


Video