EMRI/ 28-vjeçari norvegjez kapet duke shpërndarë kokainë në Patos!

19 Prill 2026, 11:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Patos

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar me shtetësi norvegjeze, Sebastian Temples, i dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë në fshatin Sheqishte, Patos, ku i riu banonte përkohësisht në një banesë me qira.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij dhe automjetit që drejtonte, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar.

Njoftimi:

I arrestuari është shtetasi S. T., 28 vjeç.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet.


Video