EMRI/ Kthyen apartamentin në “shtëpi bari”, ARRESTOHET 30-vjeçari në Sarandë!

12 January 2026, 10:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Kthyen apartamentin në “shtëpi bari”, ARRESTOHET
Sarandë

Një “shtëpi bari” është zbuluar në qytetin e Sarandës, teksa dy shokë e kanë kthyer apartamentin në një plantacion të vërtetë kanabisi.

Policia e Vlorës njoftoi sot se finalizoi operacionin e koduar “Green flat”, ku u evidentua dhe godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës.

Sekuestrohen 260 bimë narkotike, 26.6 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.

Vihet në pranga një 30-vjeçar Enea Pitani, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në apartamentin që kishte përshtatur për këtë veprimtari kriminale.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij Mikele Qamil.

Procedohen penalisht 4 punonjës të OSHEE Sarandë, për shpërdorim detyre.


Video