EMRI/ Kishte përgatitur doza kokaine për t’i shitur në qytet, arrestohet në flagrancë 37-vjeçare!

23 January 2024, 11:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Kishte përgatitur doza kokaine për t’i shitur në

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 37-vjeçar në Roskovec, i cili kishte përgatitur doza kokaine për t’i shitur në qytet.

Të arrestuarit Elis Xhafa, gjatë kontrolleve iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë, e ndarë në 75 doza.

Njoftimi i policisë:

Aksione të përditshme, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shpërndarësit e lëndëve narkotike.

Kishte përgatitur doza kokaine, për t’i shitur në qytetin e Roskovecit, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në 75 doza.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier kanë vijuar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjatë natës, kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”. Nga këto kontrolle, si dhe nga mbështetja e informacioneve të inteligjencës policore, u vu në pranga shtetasi E. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Kuman.

Nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën e kishte ndarë në 75 doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Video