Rrëzimi i skelës plagosi babë e bijë, arrestohet inxhinieri i pallatit dhe dy punëtorë

23 January 2024, 09:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëzimi i skelës plagosi babë e bijë, arrestohet inxhinieri
Pamje nga vendngjarja

Inxhinieri dhe dy punëtorë të pallatit ku ndodhi incidenti mëngjesin e djeshëm në Tiranë janë arrestuar.

Në pranga u vunë Elton Osmanllari, Erjon Kanto dhe Zef Kalaj, me profesion punëtor ndërtimi, sipërmarrës dhe inxhinier.

Incidenti ndodhi rreth orës 10:10 ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet, ku u rrëzuan skelat e një pallati në ndërtim e sipër, duke plagosur dy kalimtarë, 70-vjeçarin H.L. dhe vajza e tij, 45-vjeçarja me I.Sh.


Video