EMRI-FOTO / Shqiptari kapet brenda shtëpisë me 1 mijë bimë kanabisi në Angli, doli nga një vrimë në mur dhe...

26 June 2024, 20:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI-FOTO / Shqiptari kapet brenda shtëpisë me 1 mijë bimë
24-vjeçari Jeton Metollari

Një i ri shqiptar është dënuar me burg nga një gjykatë në Angli pasi u kap gjatë një operacioni anti-kanabis në Durham, në muajin prill.

24-vjeçari Jeton Metollari jetonte brenda shtëpisë që ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit, brenda së cilës u gjetën plot 1000 rrënjë të bimës narkotike.

Teksa policia hyri në banesë, Metollari doli nga një vrimë në mur, dhe u dorëzua, thanë autoritetet britanike.

Ai kishte futur brenda shtëpisë sasi të mëdha ushqimesh, alkool dhe produkte të tjera ushqimore, mesa duket për të siguruar një qëndrim të gjatë brenda.

Në telefonin e tij, policia gjeti video që tregonin se si mbillet dhe kultivohet kanabisi.

Gjykatësja e dënoi atë me 18 muaj burg dhe tha se i takon autoriteteve të Home Office të vendosin nëse do të dëbohet pas burgut.


Video